Laboratori i UBT-së i licencuar për të kryer testime për COVID-19

07/09/2020

UBT, si qendra më e madhe akademike e inovacionit për mjekësi në Kosovë, në kuadër të Poliklinikës ka të licencuar laboratorin më bashkëkohor që punon sipas standardeve të njohura ndërkombëtare, për të bërë testime me metodën RT-PCR dhe testime serologjike për COVID-19.

 

Laboratorët e UBT-së janë në dispozicion për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e pacientëve në këtë situatë pandemie.

 

Laboratori i UBT-së gjithashtu ofron paketën në të cilën janë të përfshirë të dy testet:

  • Testimi molekular RT-PCR (65 euro)
  • Testimi serologjik (25 euro)

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në numrat e tel: +38346500777, +38346500888 ose shkruani në email: [email protected]

Laboratori gjendet në rrugën Ibrahim Rugova, në Zonën Ekonomike, Konjuh-Lipjan.