Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, vizitoi Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së

15/06/2021

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka qëndruar për vizitë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku është pritur nga rektori i këtij institucioni të arsimit të lartë, prof.dr Edmond Hajrizi.

 

Në këtë vizitë, bërë njërit prej kampuseve më inovative në vend dhe rajon, Muhaxheri pa për së afërmi punën dhe angazhimin që UBT është duke e bërë në zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit me theks të veçantë nxjerrjen e kuadrove profesionale për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

 

Ndër të tjera, rektori Hajrizi i shpalosi kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, konceptin e gjenerimit të dijes përmes gërshetimit unik të teorisë me praktikën brenda UBT-së, përmes laboratorëve dhe fabrikave, si dhe jashtë UBT-së, përmes bashkëpunimeve me industrinë.

 

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, pa nga afër konceptin “Smart City”, gjeneratën e pestë të rrjeteve celulare pa tela 5G, realitetin virtual, spitalin universitar, si dhe bibliotekën më të madhe në vend.