Konferenca “ICONSE’18” mblodhi mbi 300 pjesëmarrës nga e gjithë bota

13/09/2018

Në kampusin e UBT-së, në Prizren, u mbajt konferenca ndërkombëtare, “ICONST’18” e cila për shkak të rëndësisë së temave të trajtuara, mblodhi mbi 300 pjesëmarrës nga të gjitha vendet e botës. Përgjatë datave 5-9 shtator, këta pjesëmarrës e kanë pasuruar konferencën me shtjellimin e temave në lidhje me zhvillimet e fundit në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Temat të cilat u trajtuan kishin të bënin me përdorimin e dronëve, duke i respektuar udhëzimet ligjore, efektin fotoelektrik dhe teknologjinë e qelizave diellore, bimët mjekësore, inovacionet e fundit teknologjike në fushën e automobilizmit, rolin e tipografisë në shpërndarjet hapësinore, etj.

UBT çdo vit mbledh ekspertë të të gjitha fushave, të cilët përmes hulumtimeve shkencore të tyre kontribuojnë për provimin e shkencës në vend dhe më gjerë dhe në mbajtjen e Kosovës në të njëjtin hap me zhvillimet dhe arritjet e fundit inovative në botë.