Ka filluar punimet qendra për krijimin e dokumentarëve UBT-DOCS

11/02/2021

UBT si një institucion inovativ dhe prestigjioz i arsimimit të lartë në Kosovë dhe rajon ofron mundësi për zhvillim në industrinë krative. Qëllimi i këtij projekti është që studentët të Fakultetit të Medias dhe Komunikimit dhe studentët e Fakulteti të Arteve të kenë mundësi të i shpalosin njohuritë dhe të prodhojnë  dokumentare me tema të ndryshme sociale, kulturore si dhe artistike.

 

Ndërkaq, qendra do të jetë në dispozicion për të gjithë studentët që duan të aplikojnë vullnetarisht dhe të jenë në gjendje të krijojnë dokumentarin e tyre, të përfitojnë njohuri shtesë, të i pasurojnë portfoliot e tyre dhe të jenë më të gatshëm për të depërtuar në industrinë kreative.

Me anë të këtij projekti krijimtaria e tyre e cila do të transmetohet edhe për UBT TV, Portalin UBT News si dhe rrjetet sociale të institucionit ku do të jetë puna e tyre transparente për publikun.