Juridiku përmbyll aktivitetin në ANV – shpërndan certifikata për pjesëmarrësit

14/07/2016

Fakulteti Juridik i Kolegjit UBT, një ditë para përfundimit zyrtar të Akademisë Ndërkombëtare Verore 2016, e ka përmbyllur me sukses aktivitetin e vet.

Në përmbyllje të aktivitetit, përfaqësuesit e këtij fakulteti kanë mbajtur testim me pjesëmarrësit, si dhe i kanë shpërndarë certifikatat.

Një ditë më parë, të mërkurën, ky fakultet, në kuadër të ANV-së, ka organizuar dy ligjërata, njëra për Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që e ka mbajtur avokati Taulant Hodaj, kurse tjetrën nga Kreshink Kaçiu, zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili ka ligjëruar temën për sigurinë e dokumenteve në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.