James Berisha vazhdon lobimin për pavarësinë e Kosovës

20/10/2010

 

Prishtinë, 20 tetor 2010- James Berisha, i cili e udhëheqë Misionin “Fly For Kosovo”, në mbështetje të Pavarësisë së Kosovës, ne një konferencë për media, ku të pranishëm ishin edhe studentë dhe profesor vendorë e ndërkombëtare të UBT-së, hapi fushatën për vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. 

 Konferenca u zhvillua në sallën e konferencave në UBT. 

Piloti shqiptaro-amerikan James Berisha, i cili në shkurt i bënë dy vjet që fluturon në vende të ndryshme të botës, për të ndikuar që ato vende ta njohin Kosovën, ka thënë se misionin do ta vazhdojë në shtetet e Afrikës, ku do të jetë pjesa më e vështirë e misionit të tij, pasi Afrika ballafaqohet ende me luftëra civile. Ai ka njoftuar të mërkurën, se pas dhjetë ditëve do të fluturojë në kontinentin e Afrikës, për të kaluar në 56 shtetet afrikane. Për ta realizuar misionin e tij “Fly For Kosovo”, ai kërkon ndihmë nga donatorë të ndryshëm nga Kosova dhe mërgata.