Ish-studentja Kaltrina Mehmeti: UBT ishte zgjedhja ime e parë për studime

bool(false) 11/10/2019

Ish-studentja e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, e cila të dy nivelet e studimit i përfundoi në UBT, Kaltrina Mehmeti, është modeli më i mirë i nivelit të lartë të përgatitjes dhe suksesit të studentëve të UBT-së.

 

Ajo tash e një kohë është punësuar në kompaninë “Inter Group sh.p.k”, në cilësinë e menaxheres së shitjes, ku ka të gjitha përgjegjësitë sa i përket efikasitetit të tërë procesit të punës në fushën e programit të shitjes, menaxhon stafin dhe përcakton planin e shitjes.

 

Ajo tha se  i gjithë suksesi ka ardhur si rezultat i mësimit të programuar çdo ditë dhe hulumtimit të literaturës universitare dhe jashtë saj.

“Periudha e studimeve ka qenë e mbushur me aktivitete, ku përveç programit të studimeve kam punuar edhe në projekte të ndryshme me ç’rast në disa prej tyre, së bashku me grupin punues kemi marrë edhe shpërblime, e njëri ndër ta është vendi i dytë për biznes-planin më të mirë, ku kemi prezantuar punimin “PRO-BIKE”, i cili më pas është prezantuar edhe tek organet komunale që kanë marrë përsipër edhe realizimin e tij. Projekt tjetër i cili ka gjetur zbatim është 3edhe “Klasifikimi i mbeturinave në shkolla”, pastaj ndërtimi i një qendre sporti, etj”, tregoi Kaltrina.

 

Ajo tha se e kishte përzgjedhur UBT-në pa asnjë dyshim, pasi që prej fillimit i kishte bindjen që në UBT  do të gjente programin e duhur të studimeve dhe vendin që do t’i vlerësonte aftësitë e saj.