Ish-studentja e UBT-së, Dafina Demolli hap ordinancën e saj “Dafina Demolli Nutricioniste”

17/11/2022

Studentët e UBT-së po vazhdojnë të korrin suksese të jashtëzakonshme falë studimeve në nivelin bachelor dhe master, si dhe angazhimit të tyre në zhvillimin profesional dhe akademik në këtë institucion.

Njëra ndër ish-studentet e nivelit master në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Dafina Demolli, pas suksesit të arritur gjatë studimeve dhe përkushtimit të saj për t’u profesionalizuar në fushën e teknologjisë ushqimore, ka hapur ordinancën “Dafina Demolli Nutricioniste”, ku ushtron profesionin e nutricionistes, përmes së cilës iu jep këshilla pacientëve se si të qëndrojnë të shëndetshëm me dietat e personalizuara që krijohen për secilin nga ta.

Ajo ka vlerësuar se UBT ka qenë zgjedhja e duhur për të arritur suksesin që tashmë e ka, si dhe mbështetja dhe komunikimi i mirëfilltë me profesorët e fakultetit është një nga veçantitë e UBT-së.

“Unë kam zgjedhur UBT-në, sepse kam besuar që është institucioni i cili do të më ndihmojë të arrijë ëndrrën time. E veçanta e UBT-së është se gjithmonë ke afër profesorë dhe profesionistë të fushës të cilët nuk ngurrojnë që të ndajnë me studentët përvojat dhe njohuritë e tyre”, ka thënë Demolli.

Dafina njashtu është angazhuar në disa kompani në Kosovë, në të cilat punon me pacientë që kanë probleme të ndryshme shëndetësore dhe kanë dëshirë që të humbin, apo të shtojnë peshë.

Shumica e studentëve të Fakultetit Shkenca Ushqimore dhe Bioteknologji në UBT, tashmë janë të punësuar në kompani të ndryshme në vend dhe rajon, ku ushtrojnë profesionin e tyre si ekspertë të dëshmuar.