Ish-studentja e MBE-së, Edona Kullashi e punësuar në kompaninë “Elkos”

02/08/2018

Ish-studentja e UBT-së, Edona Kullashi, e cila ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, në UBT, tashmë është e punësuar në kompaninë “Elkos” dhe po mban pozitën e analistes ku përgatit dhe analizon raporte të ndryshme.

Paraprakisht ajo gjatë studimeve falë aftësive të treguara ishte sistemuar me punë të rregullt në bankën Raiffeisen, konkretisht në departamentin e operacioneve ose në E-Banking.

Ajo ka thënë se me ndihmën, përkrahjen dhe motivimin nga profesorët e UBT-së, ka arritur t’i realizojë qëllimet e saj. Njëherësh Kullashi theksoi se UBT është vendi ku mund të studiosh dhe të punosh.

“UBT është qendër e dijes, si dhe një institucion i mundësive të mëdha. Programet akademike në UBT, përfshirë edhe fakultetin në të cilin studiova unë, zhvillohen me standarde të larta kualitative. Po ashtu, vlen të theksohet se jo vetëm institucioni por edhe diplomat që lëshohen në UBT njihen edhe në rrafshin ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

UBT është institucion i arsimit të lartë, që u mundëson studentëve zhvillim të karrierës së tyre në fusha të ndryshme, ku janë të përpiluara në atë mënyrë sa që, ata të marrin njohuri dhe praktika të avancuara.