Ish-studenti Visar Limani krijon aplikacionin iOS dhe Android të ueb faqes “Magazina.com”

08/02/2019

Ish-studenti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Visar Limani, në bashkëpunim me investitorë nga Zvicra, kanë krijuar edhe aplikacionet për iOS dhe Android të ueb faqes magazina.com

 

Magazina është krijuar me idenë e reprezentimit të një magazine online, ku përfshihen të gjitha kategoritë e produkteve, patundshmërive dhe automjeteve, si dhe përdoruesve të magazinës u ofrohet mundësi e shpalljeve të ndryshme

 

Aplikacionet e magazina.com ju ofrojnë shitblerje shumë të shpejtë e të lehtë nga aplikacionet moderne, ku përfshihen funksionet, si: shpalle falas, online chat, si dhe offline mesazhet përderisa nuk keni qasje, njoftime me kohë për oferta, biseda dhe komentime në shpalljet tuaja.

Po ashtu, përfshihen të gjitha kategoritë me mundësi shtimi të çfarëdo kategorie në çdo kohë, teksa i tërë shërbimi është falas.

 

Magazina operon në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës dhe se shpejti do te zgjerohet ne shtetet tjera.

 

Linku për IOS :
https://itunes.apple.com/ch/app/magazina-com/id1450175584?mt=8

Linku për Android :

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.magazina