Ish-studenti i UBT-së, Flakron Jahaj, themelues dhe pronar i kompanisë “Pika Group”

14/10/2019

Ish-studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Flakron Jahaj, menjëherë pas studimeve ka krijuar kompaninë e tij “Pika Group”, me ç’rast ka krijuar edhe dhjetëra vende të reja të punës.

Flakroni gjatë studimeve në UBT ishte edhe kryetar i Këshillit të Studentëve, teksa tashmë e udhëheqë kompaninë e tij me rreth 180 punëtorë.

 

Kompania e tij kryen shërbime të energjisë elektrike, ndërkaq veprimtarinë e ka zgjeruar me ofrimin e materialeve higjienike dhe shërbimeve higjienike me pajisje moderne.

“Gjatë studimeve në UBT, sigurisht kam marrë dije dhe jam bërë më profesional në programin që studiova, njëherësh si institucion, UBT më ka ofruar mundësi të mëdha në fillim të hapave të kompanisë time sepse ka staf profesional dhe të përkushtuar në punë”, tha ai.

 

Ai tha se hapat e parë i mori në UBT dhe e ndërtoi karrierën e tij, ndërkaq theksoi se sugjeron që të rinjtë të bëjnë zgjedhjen e duhur për studime cilësore.

“UBT është një ndër institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë. Studimet në UBT janë shumë të avancuara dhe ju kisha sugjeruar gjithë të rinjve në Kosovë, pasi që ka shumë përparësi dhe perspektivë. Është institucion i akredituar dhe ofron programe me teknologjitë më të reja dhe të fundit. Këshilla e vetme të cilën ju kisha thënë studentëve të rinj do të ishte që të vrapojnë pas ëndrrave të tyre pa marrë parasysh se a është e realizueshme ajo apo jo, sepse kur e bëni një punë me vullnet dhe me dashuri rezultati do të jetë pozitiv gjithmonë”, potencoi ai.

Flakroni tregoi se e realizoi ëndrrën e tij, pasi kompania “Pika Group” po funksionon mirë dhe ka shtirje në tërë Kosovën.