Ipkofoundation në vazhdimësi bashkëpunon me UBT-në

28/03/2012

Prishtinë, 28 mars 2012 – Përfaqësuesit  kompanisë më profitabile në vend si “Ipkofoundation”,  sot parastudentëve të UBT,  prezantuan  ku në  këtë  rast e veçuan projektin  për  ndarjen  e bursave në  nivelin universitar. 

 

Gjatë prezantimit ata cekën të gjitha kriteret  për  marrjen e kësaj shumë si notën mesatare, disa  ese të shkruar  dhe të përpiluar  për  vizionin e tyre  me theks  të veçantë  për  sektorin e teknologjisë ,  përvoja e punës  së mëhershme etj. 

 

Siç u theksua  edhe në fillim se,  mënyra e vlerësimit për ndarjen e bursave nga ana e jurisë është transparente.

 

Studentët të cilët do kenë  fatin të  jenë përfitues  të  bursave gjatë vitit akademik do kenë aktivitete  të shumta  si koktej ,  darka  dhe vizita nga vendet më të ndryshme. 

 

Vlen të theksohet se në vitet e kaluar përfitues  të bursave në  fjalë  kanë qenë këta  student të UBT-së si Anesa Ramaxhiu dhe Valbona Fejzullahu për vitin akademik 2009/ 2010,  Besfort Ajeti për vitin akademik 2010/ 2011,   dhe dy vite me radhë Arian Agani.

 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë student e UBT-së. Po ashtu rreth këtij procesi informta shtesë mund të  merni në uebfaqen  www.ipkofoundation.org.