Institucioni që promovon liderë- promovoi librin “(S)a mund t’i besohet lidershipit të Kosovës”

09/01/2013

Prishtinë,  9  janar  2013- Sot në hollin e UBT,  u organizua  promovimi i librit  “(S)a mund  t’i  besohet lidershipit të Kosovës” ,të autorit   Prof.  Dr.  Belul Beqaj, me ç`rast  morën  pjesë përfaqësues vendorë dhe  nga fusha akademike, politike, studentë, familjarë dhe media,  etj.

Përveç botuesit  më saktësisht Presidentit  të  UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi,    fjalë  rasti  mbajtën  edhe veprimtari dhe publicisti  Adem Demaçi, politologu Ramush Tahiri, dhe  Drejtori i Lëvizjes “Fol”, Petrit Zogaj.

“Më konkretisht ky libër është bazë e mirë për përcjelljen e njohurive nga fushat e lidershipit, politikës dhe  publicistikës në përgjithësi, dhe e vlerësoj lartë punën e përkushtuar të autorit ndaj këtij libri ” tha Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi,  njëherit edhe botuesi i këtij  libri,  dhe shtoi se duke qenë që nga fillimi i angazhuar për të ndjekur zhvillimet  e këtij sektori, shpresojmë që autori edhe në të ardhmen do të vazhdoj të japë kontributin e tij duke na dhënë edhe botime tjera nga kjo fushë.

Kurse, z. Adem Demaçi,    e vlerësoj lartë librin, por kërkoj nga autori Beqaj,  që në publikime e tij të ardhshme  më shumë të përqendrohet në lidershipin autokton.

Ndërsa politologu Ramush Tahiri, në kumtesën e tij  vlerësoj lartë librin duke përmendur që “ Koncepti i drejtë i profesorit Beqaj, në realizimin e pritjeve nga liderët, i vlerësuar nga puna dhe nga veprimet e deklarata te liderëve, përkatësisht të udhëheqësve dhe të elitës së vendit, jo vetëm nga lëmia e politikës dhe qeverisjes edhe pse këtu pikërisht është fokusuar interesimi, merr për bazë pikëpamjen e Rosalyn Carter se “Një lider i madh i qon njerëzit aty ku duan të shkojnë, por aty duhet të jetë”.

Duke shtuar se autori Beqaj, në këtë libër, gërsheton pikëpamjet teorike për rolin dhe suksesin e liderit duke kaluar nëpër parimin” se kur je i mirë ndaj të tjerëve je i mirë ndaj vetvetes”- Dale Karnegie,  për të shpjeguar karakteristikat e liderit të suksesshëm dhe të pasuksesshëm, madje bënë një krahasim  të liderishipit të Kosovës me lidershipin e disa vendeve të tjera duke e marrë si shembull edhe vlerësimin që sekretarja e shtetit të SHBA-ve Medline Allbrajt ju bënë udhëheqësve të Kosovës, në përvojat që i pati me ta.

 

z. Tahiri shton se libri i Belul Beqajt “(S)a mund  t’i  besohet lidershipit të Kosovës”, është një libër që ka mungua, është një libër që ja vlen të lexohet, është një libër nga i cili ka se çka të mësohet, edhe në rastin kur pajtohesh, edhe në rastin kur nuk pajtohesh, edhe me të gjeturat…para së gjithash është një libër me të cilin mund të shërbehen studentët dhe studiuesit , si në metodologjinë e punës  dhe të hulumtimit e të anketimit, ashtu edhe në inkorporimin  e të dhënave , të pikëpamjeve të teorive , në funksion të temës së shtjelluar dhe në funksion të nxjerrjes së përfundimeve.

 

 

Kurse,politika  nuk mundë të kuptohet si art i së mundshmes, dhe nëse aplikohet parimi se qëllimi arsyeton mjetin , kjo mund ta dëmtoj edhe politikën por edhe artin, tha  Drejtori i Lëvizjes “Fol”, Petrit Zogaj.

 

 

Autori Beqaj, duke falënderuar të gjithë të pranishmit, tha se e ardhmja e shoqërisë kosovare i takon vetëm atij lidershipi,  që është në gjendje të kuptoj nevojën,  për të ndikuar në ndryshime të mëdha dhe të jashtëzakonshme të shoqërisë. Nëse ky libër ndikon në këndelljen e atyre që vendosin dhe posaçërisht në vetëdijen e mbështetësve , atëherë do të konsiderojë se kam përmbushur deri diku misionin e pareshtur, tha Dr. Beqaj.

 

Autori Prof. Dr. Belul Beqaj studimet themelore për Shkenca politike  i ka përfunduar në Universitetin e Beogradit, ndërsa ka magjistruar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, kurse ato të doktoratës i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të  Maqedonisë. Është profesor në UBT. Është autor i dhjetëra punimeve publicistike-shkencore. Pjesëmarrës dhe bartës i shumë projekteve hulumtuese që kanë përfaqësuar Kosovën. Beqaj shquhet  si njëri nga analistët më të dalluar politik të vendit. Ka botuar një varg titujsh të librave: “ Çështjes dita”, “Liria e shtypit në Kosovë”, “Çfarë ishte roli i RTK-së në ngjarjet e marsit 2004”, “Lidershipit”, “Roli i lidershipit në politikën e medieve të Kosovës” dhe  “(S)a mund  t’i  besohet lidershipit të Kosovës” .