I përmbylli punimet Akademia verore në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

18/07/2016

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në Kolegjin UBT ka përmbyllur me sukses aktivitetin e vet në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore.

Në përmbyllje, dekani i këtij fakulteti, dr. Lulzim Beqiri ka shpërndarë certifikatat për pjesëmarrësit, teksa e cilësoi si të suksesshme akademinë dhe shumë pozitive rezultatet e arritura gjatë këtij organizimi.


Pjesë e akademisë ishin profesorë dhe ekspertë vendës e të huaj, si dhe studentë nga Kosova dhe vendet fqinje, të cilët janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit, si dhe njohuritë e fituara gjatë kësaj akademie.


Gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit kanë dëgjuar ligjërata, në të cilat janë trajtuar tema me interes për shoqërinë, duke përfshirë tema si: “Dizajni i qëndrueshëm”, “Arkitektura prej dheut”, “Arkitektura digjitale”, “Arkitektura moderne”, “Enterieri kreativ, “Portfolio e arkitektit”, “Qyteti pa barriera dhe intervenimet e vogla”, e “UNESCO”, si dhe është bërë paraqitja e prezantimeve hibride të studentëve me temën “Zhvillimi bashkëkohor i hapësirave publike në zonat urbane”.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor u mbështet edhe nga Industria, respektivisht nga kompanitë: Ontexi Mont, Front, Renelual Tahiri, Lika Trans, Ujë Rugove  dhe Infra Beton.