
Horizon 2020 – mundësi e madhe për fushën e hulumtimit dhe të inovacionit
24/07/2015Rektori i UBT-së, prof. Dr. Edmond Hajrizi ka prezantuar sot mundësitë që për kompanitë e teknologjisë informative dhe institucionet e tjera në Kosovë ofron Programi Kornizë i Bashkimit Evropian për Kërkime dhe Inovacion “Horizon 2020”
Ky program përkrah sektorin e teknologjive të reja dhe të së ardhmes dhe Teknologjinë e Informimit dhe Komunikimit (TIK).
Me vendim të ministrit të Arsimit të Republikës së Kosovës, rektori Hajrizi është i emëruar si Pikë Kombëtare e Kontaktit (PKK) për Programin “Horizon 2020” në Kosovë.
Rektori Hajrizi theksoi se në fushën e hulumtimit dhe të inovacionit, Programi “Horizon 2020”, për periudhën 2014-2020 ka vënë në dispozicion 80 miliardë euro.
Ai gjithashtu theksoi se tri prioritet në këtë fushë janë: Excellent science, Industrial leadership dhe Societal Challenger.