
Gëzuar Pashkët nga UBT
20/04/2025Të gjithë besimtarëve të krishterë, ju urojmë nga zemra Pashkët, me paqe në shpirt, gëzim në familje dhe dashuri në çdo hap!
Në këtë ditë le të shijojmë momentet e bashkësisë, të përfitojmë nga kënaqësitë e pranverës dhe të përqafojmë shpirtin e shpresës që simbolizon Pashkët.
Në këtë ditë, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka thënë se kjo festë vë në pah edhe njëherë virtytet e besimit, respektit të ndërsjellë dhe tolerancën fetare që të gjithë besimtarët e kanë zhvilluar ndër vite.
“Pashkët janë dëshmi e gjallë e virtyteve më të larta njerëzore: besimit, shpresës dhe mirësisë. Në emrin tim personal dhe të institucionit që drejtoj, uroj që kjo festë t’i gjejë zemrat tona të mbushura me dritë, paqe dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.
Gëzuar për shumë mote Pashkët!