Gara “Data Science Hackathon” fillon punimet më 23 mars – Aplikimi ende i hapur

11/03/2019

“Data Science Hackathon” është gara më e madhe e këtij lloji në vend, që për fokus ka testimin e  shkathtësive në analizimin e të dhënave dhe punën me big data.

Gara që organizohet nga UBT dhe Raiffaisen Bank, ishte paraparë që të fillojë punimet më 15 mars, por për shkak të interesimit të madh të kandidatëve, kjo garë është vendosur të mbahet më datën 23 dhe 24 mars 2019.

Deri më tani kanë aplikuar shumë të rinj nga e gjithë Kosova, ndërkaq aplikimi ende vazhdon të jetë i hapur për të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master.

Kushti i vetëm për t’u bërë pjesë e kësaj gare është që kandidatë duhet të jenë të regjistruar në ndonjë universitet ose kolegj publik e privat në vend. Për të marrë pjesë në këtë garë, të interesuarit duhet të aplikojnë në linkun e më poshtëm dhe afati i fundit për aplikim është data 21 mars 2019, por numri i pjesëmarrësve është i limituar.

Fituesit do të shpërblehem në tri kategori:

Vendi i parë: 1500 EURO

Vendi i dytë: 1000 EURO

Vendi i tretë: 500 EURO

Gjithashtu do të ndahen edhe shpërblime tjera, si pajisje teknologjike, teksa kandidatëve të suksesshëm u mundësohet praktikë profesionale e punësim në UBT dhe Raiffaisen Bank.

Apliko tani: https://www.eventbrite.com/e/data-science-hackathon-tickets-54691765543?fbclid=IëAR1ivnGFi3Oz50gaxRHzbYl49MvRrOUFa_sNPXTq4f4FAJUrxDYrr7r08OU