Ftohen studentët e UBT-së të marrin pjesë në punëtorinë “Si ta menaxhojmë ankthin”

29/03/2018

Në objektin e UBT-së, në Prishtinë, të premten, më 30 mars, në ora 10:45, do të mbahet punëtoria më temë: “Si ta menaxhojmë ankthin”, që do të organizohet nga Qendra Këshilluese për Studentë në UBT.

Në këtë punëtori, psikologia e UBT-së, Vjollca Pllana-Shahini, veç njohurive, do të jap edhe këshilla që ndikojnë në një gjendje më të mirë psikologjike tek studentët.

 

Vjollca Pllana-Shahini është psikoterapiste e licencuar e njëherësh edhe koordinatore e Qendrës Këshilluese, andaj, ftohen studentët që të marrin pjesë në këtë punëtori sepse përfitojnë njohuri thelbësore rreth ankthit, si dhe shkathtësi efektive për të menaxhuar dhe tejkaluar atë.

 

UBT është i vetmi institucion i Arsimit të lartë në vend i cili ka themeluar Qendrën Këshilluese për Studentë, përmes së cilës organizohen edhe aktiviteteve me qëllim të përkujdesjes dhe mbështetjes së mirëqenies emocionale të studentëve.