Ftesë për media- UBT, Universiteti i Vlorës dhe ai i Tiranës organizojnë Konferencë Ndërkombëtare

31/10/2013

Prishtinë, 31 tetor  2013 – UBT në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës dhe Universitetin e Tiranës dhe  institucione tjera akademike, më 1 dhe 2 nëntor 2013,  organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione, e cila do të mbahet në hotelin “Blearti”, në Durrës në Shqipëri,  dhe mund të përcillet nga të gjithë të interesuarit.

 

Në Konferencën Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione, do të marrin pjesë punime te perzgjedhura nga pjesëmarrës – akademikë dhe profesionistë të fushave përkatëse nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dhe akademikë nga shumë vende të ndryshme të botës.

 

Konferenca ndërkombëtare do të përcillet nga këto fusha si;

1.         Computer Science and Information Systems

2.         Management, Business and Economics

3.         Mechatronics and Robotics

4.         Architecture and Spatial Planning

5.         Law

 

Për më shumë detaje  vizitoni uebfaqen e konferences: http:// http://conferences.ubt-uni.net/