Ftesë për konferencë me media

08/07/2011

Studentët  kosovar përmes UBT-së fitojnë bursa në 16 universitete të vendeve të BE-së

 

Përveç 16 universitete nga rajoni dhe Evropa,  UBT,  është institucion i vetëm i lartë arsimor privat nga Kosova dhe rajoni që është përfituese  i  projektit “ERASMUS MUNDUS” ,  projekt i Bashkimit Evropian.

 

Me këtë rast, UBT,  më 09 korrik  2011, organizon  konferencë me media, e cila fillon në ora 11.00,  në ambientet e UBT,  në Prishtinë. Në këtë konferencë  Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, do të jep detaje rreth këtij projekti.

 

Projekti  ofron bursa studimi për studentët kosovar në të gjitha nivelet e studimit, bachelor, master dhe të doktoratës etj.

Pjesëmarrës të konferencës do jenë edhe përfituesit e mëhershëm të bursave të projektit në fjalë.

 

Ftojmë përfaqësuesin e medies suaj ta përcjellë këtë ngjarje.

Kontakti:E-mail:  [email protected]

, Phone:   +381 38 541 400 ,  Fax:   +381 38 542 138 ,