Fëmijët vizituan UBT-në dhe morën dhurata për Vitin e Ri

22/12/2009

Dy edukatore dhe 42 fëmijë të institucionit parafillor në kuadër të shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan, sot vizituan UBT.

Në një ambient të përzemërt, mysafirët e veçantë u pritën nga rektori i UBT-së, dr.Edmond Hajrizi, i cili u foli atyre për punën e UBT-së, për studentët, profesorët, për aktivitetin që zhvillohet aty.

Fëmijët po kështu vizituat ambientet e ndryshme të UBT-së, përfshirë bibliotekën, ku atyre u bënë shumë përshtypje numri i madh i librave, pastaj laboratorët, ndërsa atraksion i vërtetë për ta ishte kabineti i robotikës, ku ata sidomos u impresionuan me robotët e vegjël që luajnë futboll.
Në fund të vizitës, fëmijët u gëzuan me dhuratat e shumta të Vitit të Ri, të cilat ua shpërndau Babadimri në hollin e UBT-së.