Florian Mehmeti shembull suksesi nga UBT drejt inovacionit teknologjik

09/12/2025

Florian Mehmeti, student i Inxhinierisë Mekatronike në UBT, po dëshmon se angazhimi, përkushtimi dhe vullneti për zhvillim profesional janë çelësi për të hapur dyer të rëndësishme në karrierë. Aktualisht, ai është i angazhuar në kompaninë Proton Group, ku kontribuon në projekte të ndryshme në fushën e IT-së, duke u marrë me mirëmbajtjen e sistemeve, automatizimin e proceseve dhe zbatimin e zgjidhjeve teknologjike që rrisin efikasitetin operacional të kompanisë.

 Përveç angazhimit të tij profesional, Floriani po përfiton edhe nga mundësitë akademike dhe ndërkombëtare që ofron UBT. Ai ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare, ku ka pasuruar njohuritë, është njohur me praktikat më të mira globale dhe ka ndërtuar rrjete të rëndësishme me profesionistë të fushave të ndryshme. Kjo jo vetëm që tregon nivelin e lartë të përgatitjes së tij, por edhe vlerat dhe standardet që promovon UBT.

Qendra e Karrierës në UBT vazhdon të mbështesë studentët në çdo hap të rrugëtimit të tyre profesional, duke u ofruar mundësi punësimi, praktika profesionale dhe pjesëmarrje në aktivitete të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Suksesi i Florianit është një shembull i qartë i ndikimit pozitiv që krijon kjo qendër dhe i mundësive reale që studentët e UBT-së kanë për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme.