Fillon kursi i fotografisë, “UBT Visual”

15/07/2019

Dashuria dhe interesimi i madh për fotografinë, i mblodhi në UBT dhjetëra maturantë, por edhe të rinj të tjerë të pasionuar pas fotografisë, për t’u bërë pjesë e kursit “UBT Visual”, që është organizuar për herë të parë nga Fakulteti Media dhe Komunikim.

 

Në ditën e parë të këtij kursi, pjesëmarrësit u njoftuan dhe ndanë me njëri-tjetrin fotografitë më të bukura që kanë realizuar ndonjëherë, teksa ligjëruesja e këtij kursi, Anisa Rada i njoftoi pjesëmarrësit me aspektin teorik të fotografisë.

 

Dita e dytë e kursit do të përfshijë ligjërata mbi kuadrin dhe teknikat e përdorimit manual të aparatit fotografik.