Fillon bashkëpunimi mes UBT-së dhe Universitetit Masarykova

13/10/2011

                  Fillon bashkëpunimi  mes  UBT-së  dhe Universitetit Masarykova

 

     Prishtinë, 13 tetor 2011-  Presidenti i UBT Prof. Dr.  Edmond Hajrizi  gjatë qëndrimit të tij në Republikën  e  Çekisë zhvillo një mori takimesh me personalitete të botës akademike dhe institucioneve tjera. Ndaj me këtë rast vlen të theksojmë edhe takimin me rektorin e Universitetit  Masarykova  me  Prof. Dr.  Mikulash  Bek, në qytetin Borno të Çekisë.

 

Përpos mikpritjes së përzemërt z. Bek  shprehi gatishmëri  për bashkëpunim ndërinstitucional në të gjitha nivelet e studimit e sidomos në fushën e doktoratës dhe shkëmbimin e  studentëve. 

 

Po ashtu të dyja palët  vizituan kampusin e ri universitar të Universitetit  Masarykova dhe parqet industriale që janë në kuadër të universitetit.

 

Sipas palëve në fjalë  bashkëpunimi ndërinstitucional në mes UBT-së dhe Universitetit  Masarykova  do të arrihet brenda një kohe të shkurtër.

 

Në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Dr. Hajrizi, u nda i kënaqur me të arritura e Universitetin e Masarykova, sidomos më programet e studimit më teknologjinë më moderne, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve.

 

Universitetit Masarykova për nga numri i studentëve është i dyti në Republikën e Çekisë,  numëron një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe ka marrëveshje shumta bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare, numri i të diplomuare është i krahasueshëm me universitete  më të mëdha në botë.