
Fillon Akademia Verore e Karrierës në UBT – Platformë unike për zhvillimin profesional të studentëve
16/07/2025Në UBT ka nisur Akademia Verore e Karrierës, një nismë e veçantë dedikuar studentëve që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre akademike dhe profesionale.
Ceremonia e hapjes u zhvillua në prani të stafit akademik dhe studentëve, ku fjalën kryesore e mbajti Drejtori i Qendrës së Karrierës, Halil Bashota. Ai theksoi rëndësinë e këtij programi si një mundësi të vyer për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës.
Dita e parë e Akademisë përfshiu një ligjëratë të fuqishme mbi “Zhvillimin e Karrierës dhe Shkathtësitë e Buta”, të mbajtur nga Prof. Ramadan Beshiri, i cili u fokusua në rëndësinë e aftësive ndërpersonale dhe komunikimit në botën profesionale.
Gjatë javës në vijim, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin sesione interaktive dhe punëtori nga ekspertë të njohur dhe përfaqësues të kompanive lider në Kosovë, si Gjirafa, KosovaJobs dhe IPKO, duke i dhënë kështu studentëve një përvojë të çmuar praktike dhe rrjetëzim profesional.