Fillojnë zyrtarisht regjistrimet për Festivalin Ndërkombëtar të Dijes “Global UBT Fest 2023”

14/06/2023

Kosova përmes “Global UBT Fest” edhe këtë vit do të bëhet destinacion për shumë ekspertë, shkencëtarë, politikanë, si dhe artistë ndërkombëtarë.

Festivali më i madh i dijes në Evropë, “Global UBT Fest 2023” po vjen këtë verë me gara, punëtori, simulime, projekte, ligjërata nga ekspertët dhe profesorët më të mirë nga e mbarë bota.

Të rinj nga Kosova dhe më gjerë në “Global UBT Fest 2023” do të kenë mundësinë që të fitojnë një përvojë të paharruar jetësore, duke u përgatitur profesionalisht e intelektualisht, si dhe të argëtohen përmes aktiviteteve të shumta.

Do të kenë mundësi të krijojnë miqësi të reja dhe shkëmbim të ideve e përvojave me shumë të rinj pjesëmarrës nga rajoni dhe bota.

Në kuadër të këtij festivali janë të integruara rreth 30 Akademi Ndërkombëtare Verore dhe pjesëmarrja do të jetë falas për të gjithë.

Nga 1 deri më 31 korrik, mund të bëheni pjesë e këtyre akademive:

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri;

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor;

Arti dhe Mediat Digjitale;

Dizajn i Integruar;

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;

Shkenca Politike;

Studime të Sigurisë;

Energji Efiçiente;

Sisteme të Informacionit;

Juridik;

Media dhe Komunikim;

Muzika Moderne dhe Produksioni;

Inxhinieria e Mekatronikës;

Inxhinieria Ndërtimore dhe Infrastrukturë;

Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës;

Infermieri;

Turizmi dhe Zhvillimi;

Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit;

Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë;

Psikologji;

Gjuhë Angleze;

Stomatologji;

Farmaci;

Teknik i Anesteziologjisë;

Teknik i Radiologjisë;

Qendra e Këshilluese për Studentë;

Zyra për Orientim në Karrierë;

Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes;

Junior Hub;

Shkollat Profesionale.

 

APLIKO TANI

 

Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe në përgjithësi në Festivalin Akademik Virtual të UBT-së, mund të kontaktoni e-mail: [email protected], ose në linkun: https://fest.ubt-uni.net/2023/