Filloi “Java e shkencës”

03/03/2010

                          
UBT e ka  anëtarësuar  Kosovën  në OEC, IFAC, IPMA

“Në fushën e hulumtimeve UBT ka strategjinë 2008-2011 duke përfshirë në të mjaftë fusha dhe me tetë grupe punuese. Kemi përfshi   fushat e shkencave aplikative se përmes hulumtimeve domeni aplikativ mund të kontribuohet ma shpejt te zgjidhja e problemeve ekonomike e sociale, gjërave që neve na ndihmon direkt për zhvillimin e vendit”, tha Edmond Hajrizi, rektori i UBT në konferencën shkencore ”Java e shkencës”  të organizuar nga MASHT-i

Ministria e Arsimit,  Shkencës dhe Teknologjisë ka filluar të hënën “Javën e Shkencës” e cila ka për qëllim të paraqesë arritjet shkencore gjatë vitit 2009/2010 dhe gjendjen aktuale në vend. Në këtë konferencë janë paraparë të paraqitën shumë kumtesa të karakterit shkencor. Më një kumtesë shumë voluminoze u paraqit edhe rektori i UBT, Edmond Hajrizi. Ai foli më gjerësisht rreth arritjeve të UBT-së në aspektin shkencor, duke shtuar se përmes UBT Kosova sot është e anëtarësuar në tre organizmat më të mëdha botërore. “Kosova është bërë anëtare në Organizatën Ndërkombëtare për Cilësi (OEC), në Federatën Ndërkombëtare të Kontrollit Automatik (IFAC), si dhe në Organizatën për Menaxhimi i Projekteve (IPMA). Po ashtu në UBT është mbajtur Kampionti “Euroby 2009”, dhe Kosovën e ka përfaqësuar UBT-ja”, ka thënë Hajrizi. “A ka mundësi që Kosova më një zhvillim emergjent dhe tranzicion të zhvilloj programe të hulumtimit dhe nëse ka, a mundet t’i zhvilloj programe të cilat i plotësojmë ose janë në harmoni me kriteret ndërkombëtare dhe t’i kontribuoj vendit tonë. Kosova është ka i zhvillon këto plane, kemi rezultate në projektet shkencore dhe të dëshmohemi”, ceki rektori i UBT-së.
“Inovacioni është proces bashkëpunuese, nuk është element vetjak ose individual që dikush  të jetë inovativ, por inovacionet lindin vetëm duke bashkëpunuar përmes fushave të ndryshme njëri me tjetrin mes individëve dhe grupeve kur thyhen mendimet dhe aty del diçka. Për të qenë i suksesshëm në inovacione janë edhe elementet tjera që të dihet   menaxhimi i procesit”.

Kontributi i UBT-së

UBT është ka jep kontribut  në  fusha e cekura më lartë,  dhe në  mënyrë të vazhdueshme është ka organizon   konferenca shkencore,  debate,  forume , certifikime etj. “Në fushën e hulumtimeve UBT ka strategjinë 2008-2011 dhe kemi përfshi mjaft fusha me tetë grupe punuese dhe jemi menduar që t’i përfshijmë fushat e shkencave aplikative për shkaka se kemi menduar përmes hulumtimeve domeni aplikativ mund të kontribuohet ma shpejt të zgjidhja e problemeve ekonomike e sociale ,  gjërave që neve na ndihmon direkt për zhvillimin e vendit”. Duke u lidhur me këtë UBT është ndal te fusha e minierave dhe energjisë dhe na ka interesuar duke e marrë parasysh që mendojmë se Kosova ka një potencial dhe një menaxhim modern .
“Edhe në fushën e robotikës dhe mekatronikës jemi ka punojmë dhe kemi punuar mjaftë shumë dhe kemi laboratorin mjaftë modern fal kontributit të Unionit Evropian dhe investimeve të tyre dhe sot në Kosovë pikërisht në UBT ekziston një laborator mjaft modern ku bëhen edhe trajnime të gjitha elementet e nevojshme janë aty . Ky laborator është arritur bashkë më partnerët ndërkombëtar si Austria, Gjermania, Italia, Irlanda, etj., dhe faktikisht një transfer i dijës është bërë edhe përmes punës se palodhshme pesëvjeçare.
Po ashtu Hajriz foli për Qendra e telemjekësisë në Kosovë për të cilën tha së është një qendër mjaftë moderne. “Neve si institucion është problemi praktik në bizneset e Kosovës , teknologjia e tyre , bizneset e tyre cilësia e tyre dhe në mënyrë të vazhdueshme jemi në kontakt me ta, shkojmë i vizitoj dhe marrim tema të diplomës”. 

Kosova është ka punon në drejtim të shkencës sikurse bota e zhvilluar

Vizita studimore, prej 2003 UBT ka bërë vizita në SHBA edhe në Evropë dhe ne vende tjera,  në kompani,  institucione dhe universitete të ndryshme.  Aspekti tjetër inovativë në UBT është çështja e biznisplaneve. Vitin e kaluar është mbajtur kampionati i robotëve në Kosovë dhe Ekipi UBT e ka përfaqësuar në mënyrë sa më shkencorë Kosovën për teknologjinë e arritur më moderne në rajon dhe botë. “Kjo garë ka akceptuar se Kosova është ka punon në drejtim të shkencës sikurse bota e zhvilluar”, ka thënë Hajrizi, duke shtuar është krijuar asociacioni kosovar për interes të Kosovës. Ai tha se UBT-ja është mundura që Kosova të jep kontributin e përgjithshëm jo vetëm individual p.sh  UBT në aspektin shkencorë dhe përmes UBT Kosova sot është e anëtarësuar në tri  në organizmat më të mëdha botërore e ndërkombëtare, si në Organizatën Ndërkombëtare për Cilësi (OEC), në Federatën Ndërkombëtare të Kontrollit Automatik (IFAC), si dhe në Organizatën për Menaxhimi i Projekteve (IPMA). “UBT vazhdimisht po publikon libra dhe punime shkencore dhe  faktikisht punimet tona të mbajtura gjatë konferencave në Kosovë janë publikuar komplet në revistat ndërkombëtar shkencore”,  po ashtu UBT vitin akademik do 2010/2011 do fillon ne objekt te ri institucional etj , ka përfunduar Hajrizi.