Fakulteti i SHKI-së në UBT, vendi ku krijohen ekspertët e së ardhmes në këtë fushë

27/02/2018

Studimet në Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, paraqesin një mundësi të pakrahasueshme studimi marrë për bazë institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare.

 

UBT është institucioni më inovativ në Kosovë dhe më gjerë, i cili ofron programin më të kompletuar në vend për fushën e Shkencave Kompjuterike në kuadër të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri.

Ky fakultet ofron specializimet më të sofistikuara nga fushat e Inxhinierisë së Sistemeve të Informacionit, Databazë e Sisteme Informative, Rrjetet dhe Telekomunikimi, Grafikë Kompjuterike e Multimedia, Ueb Programimi, Bioinformatikë dhe Siguria e Sigurimi i Informacionit në nivelin bachelor. Gjithashtu, ofron edhe specializime unike në nivelin master, duke përfshirë Inxhinierinë e Sistemeve Softuerike, Programim në Platforma të Uebit, Sistemet e Bazave të të Dhënave, Shkencat e të Dhënave Statistikore, Inxhinieri e Sistemeve të Komunikimit, Multimedia dhe Vizualizim dhe Informatikë Mjekësore.


Një disiplinat më të kërkuara në vend dhe botë janë shkencat kompjuterike, të cilat, për nga dinamika e progresit apo aplikimit në jetën e përditshme, janë bërë të pazëvendësueshme në të gjitha fushat e jetës dhe punës në vazhdimësi.

 

Studimet në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri ofrojnë qasje më inovative në fushën e teknologjisë, kështu duke ndikuar që çdo herë të jenë në hap me trendët inovativë, rëndësia e gjithë kësaj e bënë që studentet tanë të dëshmojnë veten në krahasim me të tjerët, të ndajnë vlerat e përbashkëta për arritjen e qëllimeve për ndryshime pozitive.

 

Këtë drejtim e bën akoma më atraktiv edhe stafi akademik me përvojë dhe njohuri të shkëlqyeshme nga fushat adekuate, si dhe infrastruktura më e re dhe më e sofistikuar, që mundëson realizim të mësimit proaktiv në platformën elektronike të UBT-së por edhe ambienti ekzistues për mësim i pajisur me mjete të nevojshme dhe me material adekuat për studim modern e profesional, e cila ndikon që studentët të shkëlqejnë në karrierën e tyre.

 

Ne i japim vlerë gjithë procesit të studimeve. Tek ne studentët tanë ndërtojnë bazat e bashkëpunimit në ekip duke studiuar dhe bashkëvepruar me kolegët e tyre. Prandaj, edhe dalin të përgatitur dhe njëkohësisht të suksesshëm në tregun e punës falë vlerave të përvetësuara në UBT.

 

Mësimdhënia ofrohet përmes ligjëratave interaktive, seminareve, mësimeve individuale, punës praktike etj., e cila i bën ata të jenë gjithmonë në dijeni për trendët më të reja në fushën e shkencës dhe teknologjisë, gjithashtu mësimdhënia në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri ofrohet  edhe përmes vizitave studimore në industri të ndryshme, të ndërlidhura me studimet në këtë program, elemente këto që ndikojnë që studentët tanë të përfitojnë eksperienca, si dhe punësim gjatë dhe pas përfundimit të studimeve në institucione dhe kompani të mëdha vendore dhe ndërkombëtare.

 

Pos mundësive të mëdha për punësim, ky program ofron edhe mundësi për vazhdim të studimeve jashtë vendit, përmes bursave të shumta që ndahen për studentët, falë marrëveshjeve të bashkëpunimit të UBT-së me universitetet më prestigjioze në Evropë dhe SHBA, si dhe falë bashkëpunimit me programin Erasmus, që ka për qëllim të krijojë mundësi për karrierë të studentëve, të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor përmes bashkëpunimit, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Me vlerën që bart UBT tek ata, ndikon që studentët tanë të bartin profesionalizmin e tyre gjatë punësimit tek bizneset më të mëdha kosovare dhe ato ndërkombëtare.

 

Studimet e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, kanë vlerë të shtuar sepse ato aktivizojnë potencialin ekzistues tek studentët dhe i shtyjnë ata të konkurrojnë jo vetëm në tregun vendor, por edhe në atë ndërkombëtar.

 Gjithashtu, studentet tanë arrijnë suksese prestigjioze në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

UBT ka mijëra publikime shkencore të mbështetura nga institucionet më të besueshme kërkimore ndërkombëtare, e cila ndërton kuadrot e së ardhmes në shkenca kompjuterike.

Vlen të theksohet se UBT është një institucion që vepron për shumë vite, është një tempull akademik, ku takohen gjeneratat e veteranëve dhe ekspertëve të ardhshëm të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë.