Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimtarisë në UBT formon liderë si studentja Viola Mejzini

10/04/2026

Viola Mejzini, studente e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimtarisë në UBT, përfaqëson një shembull inspirues të kombinimit të dijes akademike me përvojën praktike në botën e biznesit.

Që gjatë studimeve, ajo ka arritur të ndërtojë një profil profesional të qëndrueshëm, duke u angazhuar si menaxhere në kompaninë Shpati AM.

Në këtë rol, Viola është përgjegjëse për menaxhimin dhe analizimin e proceseve kryesore të kompanisë, përfshirë eksportin, shitjet dhe blerjet.

Ajo luan një rol kyç në organizimin e rrjedhës së brendshme të punës, duke siguruar efikasitet dhe zhvillim të qëndrueshëm të biznesit. Një pjesë e rëndësishme e angazhimit të saj është edhe komunikimi me klientë ndërkombëtarë dhe partnerë biznesi në tregje të ndryshme, ku ajo përfaqëson me profesionalizëm kompaninë dhe vlerat e saj.

Historia e Violës nuk është e vetmja, ajo është pjesë e një realiteti më të gjerë ku shumë studentë dhe të diplomuar të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimtarisë në UBT po shndërrohen në liderë të industrisë, duke udhëhequr projekte të rëndësishme, kompani dhe procese zhvillimore brenda dhe jashtë vendit.

Përmes një kombinimi të fortë të dijes teorike dhe përvojës praktike, ata po ndërtojnë karriera të qëndrueshme dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorit të ndërtimtarisë dhe biznesit.