Fakulteti Art dhe Media Digjitale në UBT, organizoi workshop me studentë dhe anëtarë të ekipit Manifesta 14

bool(false) 12/04/2022

Në kuadër të lëndës “Musafir në Studio”, Fakulteti Art dhe Media Digjitale ka organizuar një workshop me studentët e këtij fakulteti dhe anëtarë të ekipit të Manifesta 14.

 

Në këtë workshop studentët u njoftuan nga ekipi i Manifesta 14 për programin, përmes një prezantimi personal të programit, hapësirave dhe artistëve të këtij edicioni, që këtë vit mbahet në Prishtinë.

 

Duke qenë se këtë herë, për herë të parë mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor, studentët u njoftuan nga afër me programin e gjerë që do të përmbajë në 22 hapësira në Prishtinë, duke pasur më shumë se 100 pjesëmarrës, artistë e urbanistë nga e gjithë bota.

 

Profesori Alban Muja, Dren Maliqi dhe Carlo Coppola nga ekipi i produksionit të Manifesta 14, kanë diskutuar me studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, lidhur me gjithë organizimin e këtij viti, si dhe për detajet finale që presin të sjellin në Prishtinë, Bienalen Evropiane Nomadike që lidh kulturën dhe shoqërinë civile duke nxitur ndryshime pozitive dhe shoqërore përmes kulturës bashkëkohore.