Eurotripi studimor i studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit vazhdon në qytetet kryesore të Evropës

07/03/2026

Eurotripi studimor i studentëve të vitit të fundit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Fakultetit të Dizajnit vazhdon me të njëjtin ritëm, duke sjellë përvoja të rëndësishme akademike dhe kulturore në qytete të ndryshme të Evropës.

Ndalesa e parë ishte te Reichstag Building në Berlin, selia e parlamentit gjerman (Bundestag). Ndërhyrja arkitektonike e realizuar nga Norman Foster, me kupolën e njohur prej xhami, përfaqëson një simbol të transparencës demokratike dhe një shembull të rëndësishëm të arkitekturës bashkëkohore.

Programi vazhdoi me vizitën në Memorial to the Murdered Jews of Europe, projektuar nga Peter Eisenman, një memorial i përbërë nga blloqe betoni që krijojnë një hapësirë reflektuese për kujtesën historike.

Më pas udhëtimi vazhdoi në Dessau, ku studentët vizituan kompleksin Bauhaus, të projektuar nga Walter Gropius. Ky institucion është ndër më të rëndësishmit në historinë e arkitekturës moderne dhe ka ndikuar thellësisht në zhvillimin e arkitekturës dhe dizajnit në nivel botëror.

Të nesërmen, udhëtimi vazhdoi në Prague, ku studentët ishin mysafirë në Czech Technical University in Prague, në Fakultetin e Arkitekturës. Ata u pritën nga ndihmës-dekanja Romana Vylitova dhe patën mundësinë të vizitojnë edhe ekspozitën e projekteve të studentëve.

Vizita vazhdoi në National Library of the Czech Republic dhe më pas në qendrën historike të qytetit, ku studentët panë nga afër edhe objektin ikonik Dancing House, të projektuar nga Frank Gehry.

Ndërkohë, udhëtimi vazhdon drejt Vienna, ku nga dita e nesërme studentët do të fillojnë programin akademik me vizitën në TU Wien. Në ditët në vijim do të informojmë për aktivitetet dhe vizitat e radhës.