Është ndarë nga jeta studenti Ermal Hasani, rektori Hajrizi ngushëllon familjen Hasani

13/12/2022

Ka ndërruar jetë studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Ermal Hasani. Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Hasani, ku ndër tjerash theksoi se vdekja e Ermalit është një humbje e madhe për të gjithë.

“Ne humbëm një djalë që synimet i kishte shumë të larta dhe një profesionist në formim e sipër. Humbëm një mik dhe një student shumë të zellshëm dhe punëtor, i cili ishte i afërt dhe i dashur me të gjithë. Në emër të UBT-së, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ngushëllime familjes Hasani, shokëve e shoqeve të Ermalit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi, drejtuar familjes Hasani.