Eksperti nga Belgjika, Ibrahim Hajdari diskuton në UBT për certifikimin e auditorëve të energjisë

24/05/2018

Është mbajtur forumi i parë profesional akademik me temë: “Auditimi i Energjisë dhe Procedurat e Certifikimit të Auditorëve të Energjisë”, organizuar nga Fakulteti i Energjisë Efiçiente, në UBT, me ç’rast të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të Kosovës, GIZ-it, ekspertë të fushës përkatëse, profesorë dhe studentë.

Në këtë forum është diskutuar për Auditimin e Energjisë – legjislacionievropian në fuqi dhe procedurat e auditorëve, si dhe për rregullimin normativ të auditimit në Bashkimin Evropian, saktësisht në Belgjikë.

Me ketë rast rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka thënë se institucioni që ai drejton ka të akredituar nivelin bachelor të Fakultetit e Energjisë Efiçiente, program i cili, sipas tij, krijon mundësi ideale për punësim në potencialin më të madh ekonomik në vend.

Për të prezantuar përvojat profesionale, në këtë forum mori pjesë profesori Eksperti nga Belgjika, Ibrahim Hajdari diskuton në UBT për auditimin e energjisë, ku është përgjegjës i Departamentit të Energjisë në Ministrinë e Infrastrukturës, në Belgjikë.
Ai tha se auditimi duhet të përfshijë një analizë të detajuar të konsumit të gjithmbarshëm të energjisë së një objekti, si dhe gjurmët e gazrave me efekt serre si: GES, CO, CO2 etj., që objekti i liron çdo vit në atmosferë.

Tutje, Hajdari theksoi se perspektiva e auditorëve është e hapur dhe se do të hapen shumë vende të reja të punës.
Po ashtu, ai bëri të ditur se auditorët e energjisë certifikohen me një trajnim që përfshinë disa module, që përbëhet nga pjesa teorike dhe pjesa praktike. Me vijimin e këtij trajnimi kandidatët certifikohen për ndërtesa publike dhe private, sikurse edhe për impiantet industriale.

Në këtë forum, ekspertët e fushës kërkuan që politik bërësit të kenë bashkëpunim me palët e interesit në mënyrë që të rishqyrtohen strategjitë aktuale dhe të hartohen politika në këtë sektor.