Ekspertët dhe studentët priten nga kryetari i Pejës në ditën e dytë të Workshopit Ndërkombëtar

25/03/2026

Dita e dytë e workshopit ndërkombëtar të organizuar nga UBT, në bashkëpunim me TU Wien, u zhvillua në Pejë dhe ishte e fokusuar në vizita zyrtare dhe aktivitete në terren.

Stafin e UBT-së dhe TU Wien e pritën në takim kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri, i cili së bashku me zyrtarët komunalë ndau informacione të rëndësishme mbi potencialin zhvillimor të zonës dhe prioritetet strategjike për të ardhmen.

Gjatë kësaj dite, pjesëmarrësit realizuan vizita në terren për të analizuar nga afër resurset natyrore dhe hapësinore të zonës, që do të shërbejnë si bazë për hartimin e skenarëve zhvillimorë nga studentët.

Ky workshop ndërkombëtar po bashkon ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor, ndërsa studentët e të dyja universiteteve do të ofrojnë propozime konkrete për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të përzgjedhura, në përputhje me parimet e ruajtjes dhe promovimit të pasurive natyrore dhe kombëtare.