
Edicioni i 14-të i Konferencë Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT 2025
16/10/2025UBT ju njofton se pjesëmarrja në Konferencën Ndërkombëtare për Inxhinieri Ndërtimi, Infrastrukturë dhe Mjedis (IC-CEIE 2025), e cila zhvillohet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion, njihet për pikë kredituese sipas Rregullores për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional të Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK), si dhe nga RILEM Association.
UBT, si institucion i akredituar dhe me marrëveshje mirëkuptimi me OIRK-në, zhvillon aktivitete profesionale që përmbushin kriteret e zhvillimit të vazhdueshëm të inxhinierëve.
Pas pjesëmarrjes, certifikata zyrtare e UBT-së dorëzohet në Odën e Inxhinierëve, ku Bordi i OIRK-së vendos për pranimin e pikëve kredituese pasi dihet që temat e Konferencës janë të fushës së Ndërtimit në përputhje të plotë me ligjin e Odës.
Në kuadër të konferencës do të organizohet edhe Panairi i Kompanive të Ndërtimit, më 24-25 Tetor 2025 në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan, objekti I.
Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta kryejnë pagesën prej 25 euro, ndërsa fletëpagesa si dëshmi duhet të dërgohet në emailin e konferencës: ic.ceie@-., deri më 24.10.2025, në ora 18:00.
E rëndësishme: Në fletëpagesë, tek përshkrimi, duhet të shënohet:
“Konferenca për Ndërtimtari” dhe Emri e Mbiemri i Pjesëmarrësit, ngase certifikatat do të përgatiten sipas të dhënave që figurojnë në përshkrimin e fletëpagesës.
———————————————–
Detajet për pagesë:
BBP BANK
Name of the account holder: UBT KNBT SHPK
Full account number (including bank codes) / IBAN: XK05-1300 001 500 005 275
Account number: 1300 001 500 005 275
Name of Bank: Banka për Biznes
Address of branch:
BIC / SWIFT: BPBXXKPR