Edhe pak vende të lira për t’u certifikuar në testimin TOEFL në UBT

24/01/2022

Kanë mbetur edhe pak vende të lira për t’iu bashkuar grupit të kandidatëve, të cilët me 12 shkurt 2022 do t’i nënshtrohen testimit për certifikimin TOEFL në qendrën e UBT-së, në testin më të njohur dhe më kryesorin për gjuhë angleze të pranuar ndërkombëtarisht.

 

Kandidatët do të testohen në katër pjesët kryesore në gjuhën angleze: të lexuar, të shkruar, të folur dhe në të dëgjuar, ndërkaq vlen të theksohet se rezultatet e testimit TOEFL në UBT, janë të pranuara në më shumë se 10 mijë universitete dhe institucione të tjera, në më shumë se 150 shtete të botës.

 

Të interesuarit për të aplikuar për testimin TOEFL duhet të klikojnë në linkun: Aplikimi për testimin TOEFL

 

Fillimisht tek forma e aplikimit, kandidatët e interesuar duhet të përzgjedhin opsionin “BULK” dhe më pas të bëjnë verifikimin përmes kodit “UBTKOSOVO22021”.

 

Për më shumë informacione rreth testimit për certifikimin TOEFL ju mund të shkruani në këtë email: [email protected] ose në numrin e telefonit: 044 100 491.

 

Testi TOEFL njihet si referencë e gjuhës që ju ndihmon studentëve dhe kandidatëve të tjerë për pranim në punë, apo edhe fillimin e studimeve brenda dhe jashtë vendit, teksa UBT është një nga qendrat e pakta në Kosovë që është e licencuar nga Educational Testing Service, si CTAS (Certified Test Administration Service).