Doktoresha Marianne Herzog sjell një ligjëratë inspiruese për studentët e psikologjisë në UBT
11/12/2025Studentët e psikologjisë në UBT patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë nga Doktoresha Marianne Herzog, e cila ofroi një perspektivë të re mbi mënyrën se si frika dhe trauma mund të transformohen në histori frymëzuese dhe të fuqishme.
Gjatë ligjëratës, Doktoresha Herzog ndau përvojat dhe njohuritë e saj mbi procesin e përballimit të sfidave të jetës dhe tejkalimit të pengesave personale. Ajo tregoi se çdo moshë ka mundësinë të shfrytëzojë potencialin e vet njerëzor dhe të kthejë vështirësitë në mundësi për rritje dhe zhvillim.
Një pjesë e veçantë e ngjarjes ishte prezantimi i librit të saj, i cili trajton historitë e dhimbshme dhe traumat që shpesh fillojnë që nga fëmijëria, duke ofruar qasje praktike dhe inspiruese për përballimin e frikës dhe zhvillimin e kapaciteteve personale.
Doktoresha Marianne Herzog, e ftuar nga profesoresha Anita Sadikaj u organizua në ambientet e UBT-së nga Doktoresha Xhida Lumi dhe ekipi i saj, duke mundësuar një përvojë të pasur dhe të drejtëpërdrejtë për studentët.