
Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit u shënua nga studentët e Infermierisë edhe në Ferizaj
17/05/2019Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut, sot në Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit, studentët e Infermierisë në UBT ofruan shërbime për qytetarët e Ferizajt.
Kjo ditë u shënua me shpërndarjen e fletëpalosjeve me përmbajtje sensibilizimi dhe informimi, teksa shumë qytetarë e patën mundësinë të bëjnë matjen e shtypjes së gjakut, dhe shërbimeve të tjera.
Aktiviteti për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit po shënohet nga studentët e Infermierisë në UBT në shumë qytete të Kosovës.