Dikur student i UBT-së, tash bashkëthemelues i dy kompanive

24/09/2018

Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi i UBT-së, është fakulteti që udhëheq në vend e rajon tash e  17 vite me programet specifike që i ofron nga fusha e menaxhmentit, biznesit dhe ekonomisë.

Në këtë fakultet shumë studentë bënë zgjedhjen ideale për të vazhduar studimet universitare, ku veç tjerash, arritën që të integrohen lehtësisht në tregun e punës.

 

Një nga ta është edhe studenti i MBE-së, Edon Fishekqiu, i cili pas mbarimit të studimeve, bashkërisht me partnerë të tjerë, ka themeluar kompaninë “Autopjesë-ks.com” dhe “Autovegla.com”, që shërbejnë si ndërmjetësues elektronikë ndërmjet konsumatorit dhe autopjesëve.

 

Ish-studenti Fishekqiu ka treguar se këto kompani që operojnë në mënyrë elektronike kursejnë kohën dhe mundësojnë gjetjen e pjesëve të veturave. Sipas tij, aktualisht këto uebsajte janë më të kërkuarat në tregun e Ballkanit, konkretisht në fushën e autopjesëve dhe ndërmjetësimit.

 

Tutje, ai ka theksuar se falë UBT-së ka arritur të ngritet profesionalisht, sidomos në aspektin e biznesbërjes, si dhe njohuritë e fituara në këtë institucion i kanë ndihmuar shumë në bizneset e tij.

 

“UBT dallon shumë nga institucionet tjera arsimore në Kosovë, sidomos për nga stafi akademik sepse kanë përgatitje profesionale, por dallon edhe për nga kurrikula ose planifikimi akademik”, vlerësoi Fishekqiu.

 

Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, ishte dhe vazhdon të jetë lider akademik dhe profesional, duke iu përgjigjur nevojave themelore dhe atyre strategjike të sektorëve publikë e privatë në Kosovë dhe regjion.