Departamenti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi dhe ai i Juridikut në UBT mbyllën punimet e Akademisë Verore 2013

22/07/2013

Prishtinë,  22  korrik 2013 –Në  një ceremoni solemne të organizuar në  UBT,   mbylli punimet dhe u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave të “Akademia Veror  2013” për   Departamentin për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT ,   aktivitet  i cili ka pasur  karakter të lartë shkencor ndërkombëtar,   të   organizuar nga UBT në bashkëpunim të ngushtë me stafin akademik dhe ekspertë të shumët. 

 

 

Ky aktivitete ka pas për qëllim që t’u ofrohet studentëve pjesëmarrës  një program shumë prestigjioz, dhe gjatë këtij aktiviteti pjesëmarrësit   me një orar të ngjeshur, kanë ndjekur ligjërata të shumta dhe janë  informuar  rreth zhvillimeve më të fundit nga fusha ndërmarrësisë inovative, duke u nisur nga ato teorike dhe praktike si dhe për shumë metodat tjera.  Gjithashtu pjesëmarrësit morën edhe aftësi për koncepte të ndryshme të ndërmarresisë, për krijimin e ndërmarrjeve dhe produkteve të reja, zhvillimin e organizatave, karakteristikat e bizneseve familjare, gjetjen e kapitalit, hartimin e biznesplaneve të frytshme etj”, tha para të pranishmëve Presidenti UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, gjatë  ceremonisë solemne,  ku përveç  studentëve e profesorë  të UBT-së, morën pjesë, personalitete nga jeta politike vendore dhe ndërkombëtare,  etj.

 

 

 

Ndërsa, prodekani i Departamentit të Juridikut, can. dr.  Ardian Emini, tha se objektiva e kësaj akademie është që studentët e këtij Departamenti dhe studentet nga fushat tjera të studimeve që janë të interesuar kanë fituar  njohuri nga e drejta kushtetuese si dhe bazat e saj.

 

 

 

Gjatë këtij aktiviteti, më saktësisht  gjatë ligjëratave pjesëmarrësit e akademisë kanë  punuar në grupe të vogla, kanë  hartuar ide të reja për produkte dhe biznese, po ashtu kanë zhvilluar vizitat në terren që kanë pas mundësi t’i njohin operimet e kompanive si dhe procesin e krijimit të tyre, pastaj u  mbajtën edhe dëgjime nga rrëfimet e disa ndërmarrësve të suksesshëm vendorë. Studentët u takuan  me ndërmarrës që operojnë në Kosovë dhe patën   mundësi ta dëgjojnë nisjen e suksesshëm të bizneseve të tyre.

 

 

 

Ky aktivitet është financuar nga UBT-ja dhe punimet e saja  u ndoqën gjatë muajit korrik 2013.

Ndryshe, punimet e kësaj akademie shkencore u përcollën edhe me disa vizita  në  disa kompani më të suksesshme të vendit si në  “PESTOVË”,   “Raiffeisen Banka”  dhe në fabrikën e ujit dhe djathit “Rugova”.  Gjatë vizitës ishin të pranishëm edhe zëvendëspresidenti i UBT, prof.  dr. Mo Vaziri, si dhe profesorët e UBT-së profesor tjerë vendor.

 

 

 

Studentët përveç mikpritjes së ngrohët nga menaxherët e  lartë të kompanive në fjalë,  ata për së afërmi panë  prodhimin dhe u ndanë të kënaqur  me të arriturat e tyre për produktin që ofrojnë në tregun vendit dhe më gjerë. 

 

 

 

Emrat e studentëve të  certifikuar  në  Departamentin  për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi dhe  ai të Juridikut në UBT të cilët i kanë ndjekur  punimet e Akademisë Verore 2013: 

Amir Morina, Valdrin Asllani , Hadi Salihu,   Naim  Preniqi , Samire Kurtishi , Nexhmedin Jashanica , Bekim Krasniqi,  Sofije Kryeziu,   Teuta Hyseni, Visar Ahmeti , Flamur Sadriu , Arbënora Maliqaj , Granit Shala, Blertë Gara , Elfije Hoti , Flamur Hyseni , Bujar Sokoli , Shyhrete Kunushefci , Resmije Hajredini, Aulona Xharra , Fisnik Kingji , Rilinda Xharra, Laureta Miftari , Liridona Rama , Fatbardha Krasniqi , Fisnik Kingji, Shyhrete Kunushefci, Shpend Zhuja, Hikmete Veseli, Florije Puka, Bardha Klinaku, Marigona Mahmuti, Liridona Rama, Laureta Miftari, Fatbardha Krasniqi, Bujar Sokoli, Bleranda Musa, Edison Zeka, Teuta Hyseni , Albulena Popaj, Hekuran Popaj, Nora Shabani; Faton Hyseni; Majlinda Hajrizi; Hana Govori; Blendina Llabjani; Bruno Neziraj; Berat Gajtani  dhe  Izet Hyseni.

 

 

Punime e Akademisë Verore 2013, për Departamente  tjera janë duke vazhduar deri në fund të muajit korrik 2013.