Delegacioni i UBT-së zhvilloi vizitë zyrtare në Universitetin e Dubrovnikut

05/03/2026

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me Dekanin e Fakultetit të Juridikut Prof. Dr. Ahmet Maloku dhe prof. asst. Sokol Loci nga Zyra Ndërkombëtare, zhvilluan një vizitë zyrtare në Universitetin e Dubrovnikut, ku u pritën nga Rektori Prof. Dr. Nebojsa Stojičić dhe menaxhmenti i këtij institucioni.

Gjatë takimeve u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar, shkëmbimin e përvojave në menaxhimin akademik, zhvillimin e programeve të përbashkëta të studimit dhe projekteve kërkimore. Palët trajtuan gjithashtu mundësitë e bashkëpunimit në fusha si Smart City, Blue Economy, Digital Media Observatory, si dhe në zhvillimin e programeve Double Degree për studentët e të dy universiteteve.

Vizita shërbeu gjithashtu për të identifikuar fusha konkrete bashkëpunimi në kërkimin shkencor dhe inovacionin, duke theksuar rëndësinë e projekteve të përbashkëta dhe të iniciativave akademike që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe transformimin digjital.

Në përfundim të vizitës, palët ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit akademik dhe organizimin e një konference ndërkombëtare të përbashkët, e cila do të trajtojë tema që lidhen me inovacionin, transformimin digjital dhe zhvillimin e qëndrueshëm.