Delegacioni i UBT-së po zhvillon vizitë zyrtare në Universitetin Mercatorum në Romë
24/03/2026Një delegacion i UBT-së, i përbërë nga Lirigzona Morina, Fisnete Hajrizi, Elinda Krasniqi dhe Elita Hajrizi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Universitetin Mercatorum në Romë.
Gjatë takimeve u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në zgjerimin e mobilitetit të studentëve dhe stafit, zhvillimin e programeve të përbashkëta të studimit, si dhe përfshirjen në projekte të përbashkëta kërkimore dhe inovative. Palët ndanë përvojat e tyre në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe praktikat më të mira në menaxhimin e programeve akademike.
Një theks i veçantë iu kushtua mundësive për bashkëpunim në kuadër të programeve Erasmus+, si dhe zhvillimit të iniciativave që mbështesin transformimin digjital dhe ndërveprimin ndërkombëtar në arsim.
