Besueshmëri mes konsumatorit dhe prodhuesit

31/10/2011

 

“Besueshmëri mes konsumatorit dhe prodhuesit” ishte tema  e  hulumtim të Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, të  paraqiture në konferencë “Standardet,  dizajnojnë të ardhmen”, të  organizuar nga Agjencia e Standardizimit – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë,  të mbajtur në Prishtinë,  Hulumtimi “Besueshmëria mes konsumatorit dhe prodhuesit” është  organizuar nga organizata Quality Kosovav (QK). 

Ku hulumtim kryesisht është analizuar perceptimi i produkteve kosovarëve për cilësi, dmth çka dhe si mendojmë në Kosovë për cilësinë e produktit.  

“Në bazë të hulumtimit kemi një raport  jo të pëlqyeshme mes eksportit  dhe importit, dmth,  ka një import shumë të madh dhe një prodhimtari  ngadalë në rritje, dhe rezultatet  dalin  se,  ne nuk besojmë në prodhimet dhe cilësinë e prodhimeve vendore pa qenë i kontrolluar”, tha i pari i UBT-së ,  E. Hajrizi, duke shtuar se në sajë të kësaj  UBT e ofron brendin e vet “Quality Kosovav”, e cila mirret kryesisht me vlerësimin e cilësisë të produktit kosovare. 

Sipas tij gjatë hulumtimit  janë  intervistuar  konsumatori dhe  bizneset vendore, dhe para të pranishmëve shumicën e rezultateve i elaboroj, me fakte dhe rezultat bindëse,   po ashtu edhe përshtypjet e të intervistuarve në përgjithësi.

Agjencia në fjalë, dmth për stadandartizme,  organizon çdo vit kësi  lloj konferencash po ashtu edhe UBT gjithmonë është pjesëmarrës dhe me risi. Në vitin e kaluar ka prezantuar themelimin, rolin dhe funksion  e  organizatës Quality Kosova (QK), ku përmes  kësaj organizate sot Kosova është anëtarësuar  në Organizatën  Evropiane për Cilësi (EOQ).  “Të gjitha vendet e zhvilluara kanë organizata të tilla, të cilat mundohen ta promovojnë cilësinë e vendit të vet, dhe me themelimin e organizatës në fjalë, edhe Kosova sot është karshi tyre” patë thënë Prof. Dr. E. Hajrizi.

Dr. Edmond Hajrizi,  në Konferencë e vitit të kaluar me rastin e Ditës Botërore të standardeve, të organizuar nga Agjencia e Standardizimit – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Quality Kosova është themeluar dhe drejtohet nga UBT dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality).

 

Quality Kosova funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.