“Bechtel Enka” u mundëson intership 10 ditësh 15 studentëve të Kolegjit të UBT-së

19/07/2016

Kompania e mirënjohur në nivel botëror “Bechtel Enka”, që vepron  nga viti 1898, u ka mundësuar intership 10 ditësh 15 studentëve të Kolegjit të UBT-së, të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës. Studentët e Kolegjit UBT do të kenë mundësi t’i monitorojnë punët, të udhëhequr nga  ekspertët e kësaj kompanie.

Marrëveshja është rezultat i bashkëpunimit paraprak të Kolegjit UBT me këtë kompani. Kohë më parë, studentët patën mundësinë t’i vizitonin punishtet e saj. Pos kësaj, përfaqësuesit e “Bechtel Enka”-s kanë qenë pjesë e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Kolegjit UBT, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës, përmes një prezantimi.

“Bechtel Enka” është e kompani e njohur në nivel botëror për ndërtimin e autostradave, tuneleve, urave e aeroporteve. Kurse, në Kosovë është e njohur për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, si dhe aktualisht është duke kryer punimet në autostradën Prishtinë – Shkup, “Arbër Xhaferi”.