Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ndau Mirënjohje për profesorin e UBT-së

04/07/2013

Prishtinë,   4  korrik  2013-  Profesorin Binak Beqaj,  për kontributin e lartë në edukimin nga  fusha e arkitekturës,  Asociacioni  i Arkitektëve të Kosovës  si shenjë  respekti  e nderuan me Mirënjohje.


Dr. Sc. Binak Beqaj,  është profesor  i rregullt  dhe udhëheqës në  Departamentin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor  në UBT.  z. Beqaj, ka përfunduar me sukses studimet e Doktoratës në Universitetin e Vjenës për Teknologji dhe ka marrë titullin Doktor i Shkencave Teknike, është  nder doktorët e parë të shkencave  nga fusha e planifikimit dhe menaxhimit urban në Kosovë.  Nga viti 2005, në UBT, është ndër themeluesit dhe me sukses gjerë më tani ka udhëhequr programin e studimeve të larta arsimore për arkitekture dhe planifikim hapësinor. Gjithashtu është pjesëmarrës me punime profesionale në shumë konferenca dhe simpoziume vendore e ndërkombëtare , ka të publikuara numër  të madh të punimeve  nga hulumtimet profesionale  dhe shkencore me tematika aktuale nga fusha e arkitekturës, urbanizmit.  Ka te botuara dy libra si ”Menaxhimi Urban” dhe “Projektimi i konstruksioneve arkitektonike”. Është anëtar i shume organizatave dhe asociacione ndërkombëtare e profesionale.  Në prill 2013, si mësimdhënës është ftuar dhe ka mbajte ligjëratë tematike ne Universitetin “Mimar Sinan” ne Stamboll.


Kryetari  Valdet Osmani në emër të shoqatës falënderoj  edhe  ish drejtoreshën ekzekutive  msc.  Vlora Aliun, e cila njëheri është  asistente ligjëruese në UBT,  e cila gjatë tërë kohës me punën e saj profesionale ka qene aktive në këtë shoqatë . Gjithashtu z. Osmani, falënderoj edhe  Can. dr. Arbër Sadiku, profesor në  Departamentin e Arkitekturës në UBT,  – njëheri edhe anëtar i kryesisë së Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës.


 

Në ceremoni e ndarjes së mirënjohjes  për  prof. Binak Beqaj,  në hotelin “Swiss Diamond”  të pranishëm ishin një numër i madh i mësimdhënësve  dhe studentë të arkitekturës , arkitekt , përfaqësues të biznesit dhe përfaqësues të Republikës së Kosovës.