ANV-ja e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, e pasur me punëtori e ligjërata të shumta

20/07/2018

ANV-ja e Ndërmarrësisë ka vijuar organizimin me një aktivitet intensiv, të pasur me ligjërata, projekte dhe punëtori.

Aktiviteti nisi me ligjëratën e profesorit Engelbert Selenko, i cili ligjëroi për “Krijimin e ideve të projekteve”, teksa mori disa shembuj për pjesëmarrësit e ANV-së. 
Ai i ndau studentët në grupe, të cilët prezantuan disa ide inovative për ndërmarrësi.

Tutje, pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë ligjëratë nga drejtor për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Irfan Lipovica, i cili për temë diskutimi kishte “Ndikimin e MSA-së në konkurrueshmëri”.

Gjatë ditës së sotme, ANV-ja e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit do të fillojë nga ora 16:30, me profesorin nga Greqia, Peter Groumpos, i cili do të ligjërojë për rolin e inovacionit në rritjen e firmës.