Ambasadorja e Finlandës uron UBT-në për 20 vjetorin e themelimit

bool(false) 30/12/2021

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ka uruar UBT-në në 20-vjetorin e themelimit, duke e vlerësuar lartë suksesin e treguar përgjatë këtyre viteve.

 

“Në emër të Ambasadës së Finlandës në Prishtinë dëshiroj t’iu shpreh urimet më të sinqerta për 20 vjetorin tuaj!”, thuhet në urimin e ambasadores finlandeze.

 

“UBT me një ekip të shkëlqyer punëtorësh të përkushtuar dhe me një mjedis pune miqësor mund të synojnë vetëm rezultate të larta dhe ne shprehim respekt të thellë për të gjithë ata që kontribuuan në themelimin dhe zhvillimin e UBT-së”, ka thënë ajo.

 

Ambasadorja Stjernvall tha se beson se UBT do të krijojë një terren të fortë për brezat e rinj për një edukim cilësor, karrierë të suksesshme e hulumtime shkencore, duke shtuar se është nder për të që të bashkëpunojë me UBT-në, duke i vënë theksin bashkëpunimit për sjelljen e rrjetit 5G në Kosovë.

 

“Në mesin e shumë ideve dhe arritjeve inovative që ka sjellë UBT në Kosovë, më duhet të them se jam shumë krenare të shoh që UBT e para në rajon ka sjellë platformën e 5G dhe ndihem shumë e lumtur që kjo ka ndodhur në bashkëpunim me kompaninë finlandeze Nokia!”, është shprehur ajo.

 

Ambasadorja Stjernvall ka thënë se vlerëson lartë bashkëpunimin me UBT-në dhe se pret që ky bashkëpunim të jetë edhe më i frytshëm në të ardhmen.