
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, viziton Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së
19/06/2025Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, realizoi një vizitë zyrtare në UBT dhe në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan. Gjatë vizitës, Ambasadori Nissinen u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Rektori Hajrizi, e falënderoi ambasadorin Nissinen për angazhimin e tij të palodhur dhe përkushtimin ndaj arsimit dhe zhvillimit të rinisë kosovare. Ai theksoi se Ambasada e Finlandës ka qenë një mbështetje e fuqishme për UBT-në dhe për studentët.
Rektori Hajrizi dhe Ambasadori Nissinen gjithashtu diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në nivelin akademik dhe profesional, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të studentëve dhe zhvillimin e projekteve ndërkombëtare që mund të përfshijnë studentët e UBT-së.