Aktorja dhe profesoresha e UBT-së, Fatlume Bunjaku, pjesëmarrëse në edicionin e 78-të të Festivalit të Filmit në Cannes

22/05/2025

Në edicionin e 78-të të Festivalit prestigjioz të Filmit në Cannes, këtë vit po merr pjesë edhe aktorja dhe profesoresha, Fatlume Bunjaku, e cila njëkohësisht është edhe profesoreshë në UBT.

Me ftesë të drejtpërdrejtë nga organizatorët e festivalit, profesoresha Bunjaku po qëndron në Cannes në cilësinë e aktores dhe Casting Director, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën dhe rajonin përmes kompanisë Balkan Faces. Ajo po merr pjesë në një sërë punëtorish, ngjarjesh dhe panelesh ndërkombëtare, me qëllim të promovimit të aktorëve dhe talenteve të reja nga Ballkani në skenën globale të filmit.

Pjesëmarrja e saj në këtë festival të njohur botërisht është një vlerësim i rëndësishëm për kontributin që ajo ka dhënë ndër vite në artin skenik dhe kinematografi, por edhe një krenari për UBT-në, si institucion që fuqishëm mbështet dhe kultivon talentet në fushën e arteve.

Përmes angazhimit të saj si pedagoge në UBT, Fatlume Bunjaku ka ndihmuar në formimin profesional të dhjetëra studentëve të artit dramatik dhe filmit, duke i përgatitur ata për një karrierë të suksesshme në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja e saj në Cannes është një tjetër dëshmi e cilësisë së stafit akademik të UBT-së dhe ndikimit që ky institucion ka në ngritjen e kulturës dhe artit në vend.