Akademia verore e fakultetit te Inxhinieri se Ndërtimit dhe Infrastruktura 2016

24/01/2018

Dita e parë e Akademisë  Ndërkombëtare Verore (ANV) në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, do të fillojë nesër me Ditën e Parë ose “Dita e Modelimit/Simulimit të Konstruksioneve” me anë të softwereve të ndryshëm” (STRUCTURAL SIMULATION AND MODELING) të mbahet në KAMPUSIN INOVATIV TË UBT-së.

Transporti bëhet nga rrethi i Flamurit në Prishtinë në ora 11.30. me autobus të UBT-së.

 

Të Hënën, më 11 korrik, prej orës 11.45-12.00 do të bëhet regjistrimi dhe  pastaj prej orës 12:00 – 13:30, do të kemi mysafirë nga kompania “NARTEL”, përfaqësuesit e të cilës të cilët do të prezentojnë sukseset dhe aspektet kyqe të ndëtrtimeve të realizuara si nga aspekti ekzekutiv por edhe ai llogaritës.

Nga 14:00 – 14:45, vazhdimi është me ekspertin e llogaritjes së Konstruksioneve, poashtu Profesor ne Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Udhëheqës i Fabrikës më të re në rajon të Profileve të Çelikut “Mabetex” në Ferizaj, Dr. Sc Feti Selmani i cili do të flasë për sfidat më të reja në këtë fushë.

Nga 15:00 – 16:30 do të fillojë punëtoria mbi llogaritjen e Konstruksioneve me anë të softwereve të ndryshëm me ndihmën e Asistentëve të mirënjohur në këtë fushë dhe Kandidatëve për Doktorraturë, Besian Sinani (Staf në UBT) dhe Armend Mujaj (Komuna e Prishtinës).

Kjo ditë e parë do të përfundojë në UBT – Prishtinë me ligjeratën që do të mbahet nga Dr. Sc. Visar Krelani dhe Dr. Sc. Muhamet Ahmetipër dy fakultete; atë të “Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës” dhe “Energjisë Efiçiente” nga ora 17.00-19.30 me titullin “Materialet e Mençura” ose “Smart Materials”.